Lajçak: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të ketë ndryshim të rëndësishëm në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 01 September 2024
Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak në Forumin e Sigurisë GLOBSEC në Pragë ku po merr pjesë ka thënë se s’pritet të ketë zbatim të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë para zgjedhejve në Kosovë.
Emisari sllovak tha se “është naive të presin një kthesë para zgjedhjeve, por theksoi se duhet të ketë ndryshim të rëndësishëm dhe zbatim menjëherë pas zgjedhjeve.
“Nëse nuk e zgjidhim çështjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të harrojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se arritëm të bëjmë më të mirën e mundshme me marrëveshjen për normalizim që u miratua vitin e kaluar në Ohër, por ajo nuk u zbatua kurrë”, tha Lajçak.
“Megjithatë, mungon vullneti politik dhe shoqëria nuk është e gatshme për këtë. Përveç kësaj, në shkurt do të kemi zgjedhje parlamentare në Kosovë, prandaj është naive të presim një kthesë para zgjedhjeve. Por duhet të ketë ndryshim të rëndësishëm në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Lajçak.
Zyrtari evropian citoi mesazhin e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd: “Rruga është e asfaltuar dhe quhet Ohër”.
Nën Lajçakun si emisar, në vitin 2023, është arritur edhe Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por që ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































