Lajme

Zëvendëskomandanti i KFOR-it takohet me kryetarin e Listës Serbe, flasin edhe për zhvillimet në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 31 August 2024

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka pritur sot një delegacion të partisë politike Lista Srpska, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit delegacioni drejtohej nga Zlatan Elek, kryetar i partisë.

“Ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës. Gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, vijon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera