Lajme

Ndalohet një person për kultivim të kạnạbisit në Viti

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 30 August 2024

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin E.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhërkontrollit nga ana e zyrtarëve policorë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 bimë ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat janë asgjësuar”.
I pandehuri E.A., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera