Lajme

​Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 30 August 2024

Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.

Deri më tani janë njoftuar tri koalicione të formuara nga 6 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati, pasi kohëzgjatja e tij është e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

-Advertisement-

“Është detyrim ligjor për partitë politike të regjistruara që brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve të njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit apo se nuk dëshiron të garojë në zgjedhje. Pra, afati i vendosur nga KQZ (16 – 30 gusht 2024) është në përputhje me ligjin dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Elezi.

Më tej, Elezi ka treguar se deri më tani kanë pranuar njoftimin për 3 koalicione të formuara nga 6 parti politike.

“Është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e 3 koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; dhe 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA”, ka thënë Elezi.

Sot do të përfundojë edhe fati tjetër për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera