Macron arrin në Serbi për të diskutuar lidhjet e saj me BE-në si dhe marrëdhëniet me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 29 August 2024
Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.
Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur “vetëm nën kujdesin e BE-së”.
“Me shpërthimin e luftës në kontinentin tonë, të nisur nga Rusia, … ideja se Serbia mund të kërkojë rrugën e saj në lojën e përjetshme të drejtpeshimit midis fuqive… është thjesht një iluzion”, shkroi ai.
Bashkimi Evropian mbetet investuesi më i madh në Serbi dhe qindra mijëra serbë punojnë në kompanitë perëndimore.
Të mërkurën vonë, Presidenti serb Vuçiç tha se kishte ende çështje të pazgjidhura lidhur me synimin e Serbisë për të blerë avionët Rafale, një blerje prej rreth 3 miliardë eurosh.
“Nuk është çështja e çmimit, është çështje e garancive të caktuara… ne jemi duke punuar me këtë çështje për katër ditë me radhë”, tha ai në një intervistë me televizionin shtetëror serb.
Në shkrimin e tij autorial, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.
Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”.
Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve./VOA/
Të tjera
-
Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020
Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka v...
-
Rutte uron Trumpin: Pres me padurim të punoj sërish me të
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ...
-
Nga 1 janari Zvicra e ndalon “Burkën” në hapësirat publike
Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Ky vendim hy...
-
Bitcoin kap shifrën e 75 mijë dollarëve pas fitores së Trump-it!
Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin ...
-
A do ta realizojë Grenelli premtimin e bujshëm: Nëse Trumpi fiton, do ta nxjerrim Thaçin nga burgu
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte bërë ...
-
Plạgoset edhe një person në Prishtinë
Një person është plagosur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës. Rastin e ka...
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë sot në Gjykatën Themelore n...
-
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh nga Big Brother, fitore për shëndetin psikologjik të gruas
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga s...
-
Agim Bahtiri e uron Donald Trumpin, ia jep edhe një këshillë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donal Trumpin për fitoren...
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Koso...
-
Fundi i një sage, Majlinda Lecaj i merr fëmijët e saj në kujdesje pas një beteje gjyqësore trevjeçare
Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gash...
-
Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë
Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste m...