Lajme

Abdixhiku kujton Berishën në trevjetorin e vdẹkjes: Patriot i orëve të vështira e luftëtạr i palodhur

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 29 August 2024

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar në 3-vjetorin e vdekjes ish-kryetarin Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

“Në 3 vjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë figurën e shquar të Kolë Berishës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, për Berishën thotë se ishte patriot i orëve të vështira, një politikan i madh dhe një luftëtar i palodhur që punoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me themeluesin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, mbetet dëshmi e përkushtimit të tij për idealet më të larta kombëtare”.

“Në këtë ditë, rikthejmë në mendje vlerat që ai përfaqësonte dhe që na frymëzojnë ende sot. Kosova është më e fortë falë njerëzve si Kolë Berisha, të cilët me guxim dhe vendosmëri i dhanë formë ëndrrës sonë për liri dhe shtetësi. I përhershëm kujtimi për veprimtarin, Kolë Berisha!”, shkruan Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera