Lajme

Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbia, kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 29 August 2024

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas letrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se Macron në këtë letër nuk përmend askund njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sipas saj, kjo njëashmëri është dështim i Qeverisë në diplomaci.

Më tej, Tahiri ka shkruar se që nga fillimi i dialogut Kurti-Vuçiq ndërkombëtarët flasin vetëm për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë.

-Advertisement-

“Macron ne letren e tij para vizites ne Serbi permend asociacionin por nuk e permend njohjen e Kosoves nga Serbia – ky fjalor i nje anshem i gjithe vendeve te Quintit eshte deshtim i diplomacise se Kosoves – pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit te gjithe nderkombetaret flasin per obligimet zbatuese te Kosoves dhe jo te Serbise – po ky kori i militanteve te VV-s pse e ka mbyllur gojen per kete ceshtje..?” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera