Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 27 August 2024
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujve që t’u shërbejnë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë. Ai gjithashtu tha se rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet Kosovës për ta ndihmuar atë në çdo rrethanë.
Në pritjen e organizuar në Presidencë, Begaj iu drejtua ambasadorëve dhe konsujve se duhet të krijojnë lehtësirat e nevojshme për shqiptarët në vendet ku ata shërbejnë.
Sipas tij, është e papranueshme që selitë diplomatike shqiptare të mos u shërbejnë qytetarëve shqiptarë.
“Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ata ndodhen. Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo një konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet, si një popull që shumicën e vet e ka me banim dhe punë jashtë vendit. Shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.
Begaj iu kërkoi ambasadorëve dhe konsujve që të jenë konkretë në punën e tyre sa i përket diplomacisë.
Kreu i shtetit theksoi se një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet Kosovës për ta ndihmuar atë në çdo rrethanë si dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku shqiptarët kanë një zë dhe rol vendimmarrës mbetet realiteti politik dhe ekonomiko-shoqëror, ku diplomacia shqiptare duhet të thotë fjalën e vet me të gjitha argumentet bindëse për të garantuar të ardhmen euroatlantike të kësaj pjese të shqiptarisë. Kosova nuk duhet të mbetet si një çështje që përsëritet vazhdimisht, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështet kudo e kurdo, në çdo rrethanë dhe situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare e rajonale si dhe për njohje të reja të saj”, nënvizoi Begaj, raporton Televizioni Shqiptar.
Ai shpjegoi më tej se “Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë, gëzon prestigj dhe vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekuri gjatë kryesimit të OSBE-së dhe mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkëpenëmbajtja me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, çështjen e paqes dhe sigurisë ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme”, tha ai, ndërsa shtoi se “interesat tona kombëtare, partneritetet strategjike, roli si vend anëtar i NATO-s apo objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbeten të pandryshuar si shtylla të politikës sonë të jashtme dhe të aksionit tonë diplomatik”.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...