GAP identifikon shkeljet dhe sfidat në procesin e dhënies së granteve nga MKRS-ja
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 26 August 2024
Instituti GAP ka analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës 2021-2023, ku ka identifikuar sfida ne procesin e dhënies së granteve dhe subvencioneve.
Në bazë të raportit “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, digjitalizimi i gjithë procesit të ndarjes së granteve dhe subvencioneve është i domosdoshëm. Në prezantimin e këtij raporti janë përmendur edhe shkelje ligjore, ku përcaktohet afati për vlerësimin dhe nxjerrjen e rezultateve.
Rrona Zhuri, koordinatore e hulumtimeve në GAP, tha se MKRS është ndër ministritë me buxhetin më të madh të ndarë për grante dhe subvencione.
“Disa nga sfidat që janë evidentura ndër vite janë mos funksionimi i sistemit online të Ministrisë si dhe platfomës e-Kosova, humbja e dosjeve ose dokumenteve të aplikuesve nga ministria. Mungesa e transparencës gjatë proceseve të vlerësimit. Neglizhenca nga ministria në mbylljen e avancave nga përfituesit dhe kapacitetet e ulëta të Ministrisë në monitorimin e zbatimit të projekteve”, tha ajo.
Sipas saj, aplikimet në thirrjet e hapura bëhen përmes dorëzimit fizik të dokumenteve ose përmes e-mailit.
“Si zgjidhje e duhur në këtë situatë është digjitalizimi i këtyre proceseve, pra përdorimi i një platforme digjitale. Në këtë raport, Instituti GAP ofron një analizë të gjendjes së ndarjes së fondeve në këtë ministri si dhe diskuton sfidat më të shfaqura gjatë viteve dhe përfitimet që do të sillte digjitalizimi në këto procese”, shtoi Zhuri.
Në këtë raport janë analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës tri-vjeçare nga 2021-2023.
Edhe hulumtuesi Besart Zhuja theksoi domosdoshmërinë për digjitalizimin e procesit të granteve dhe subvencioneve.
“Në periudhën 2021-2023, ministria ka ndarë rreth 17 milionë euro për 2399 projekte, për individë dhe organizata të shoqërisë civile. Telashet me sistemin aktual të thirrjeve janë të shumta, për shembull, e kemi rastin e fondit për mobilitet ku ndërtimi shumë i mirë i objektivave në thirrje ka treguar rezultate më të mira në fund. Për shembull, financimi i mbështetjes së përgatitjes së sportistëve për gara ndërkombëtare, siç ka qenë lojërat në Tokio ose lojërat në Paris, këto kanë dhënë rezultate të mira”, u shpreh ai.
Ai përmendi edhe shkeljet ligjore për përcaktimin e afatit për vlerësim nga MKRS, për çka përmendi edhe koston financiare për aplikim.
“Përveç aspektit administrativ, digjitalizimi do të mundësonte edhe në uljen e kostove financiare duke u bazuar tek plani qeveritar për uljen e barrës administrative, kemi parë që janë rreth 20 thirrje në vit që hapen nga MKRS, ku në secilën thirrje ka 1500 aplikues”, shtoi ai.
Në raportin e Institutit GAP përmendet edhe çështja e aspektit të mbylljes së projektit, për çka Zhuja theksoi se ka pasur raste ku dokumentacioni origjinal ka humbur ose është ngatërruar.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...



































