Analisti serb: Vuciq po e kthen Serbinë në Rusi, Amerika nuk e ka harruar as Radoiçiqin e as Banjskën
Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 26 Gusht 2024
“Mënyra në të cilën Serbia e Vuçiqit po bëhet një shoqëri e dhunshme, jodemokratike dhe represive nga dita në ditë, të kujton jashtëzakonisht periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2013, në të cilën Rusia e Putinit gradualisht u shndërrua në një diktaturë të hapur brutale, ku kundërshtarët politikë burgosen dhe vriten”.
Kështu tha Srdjan Cvijiq, kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, në një intervistë për gazetën “Nova”.
Mënyra se si Serbia e Vuçiqit po bëhet një shoqëri e dhunshme, Cvijiq nuk ka dyshim se shpejt ai do ta kthejë Serbinë në Rusi të Putinit.
“Shumë ngushëllojnë veten se harangu i Vuçiqit kundër aktivistëve mjedisorë dhe shoqatave të qytetarëve është vetëm jetëshkurtër dhe se synon të trembë njerëzit dhe t’i largojë ata nga protestat. Të mos jemi naivë, me veprime të tilla regjimi po teston kufijtë e represionit deri ku mund të shkojë. Nëse e lëmë të kalojë, vijat e kuqe do të kalohen dhe nuk do të ketë më kthim. Nëse i lejohet, Vuçiq do ta kthejë Serbinë në Rusi të Putinit, për këtë nuk kam asnjë dyshim”.
Ai thotë se në Serbi demokracia po vdes dita-ditës.
“Fillimisht, praktikisht na u hoq liria e shtypit, pastaj e drejta e votës dhe tani po përpiqen të na e heqin lirinë e tubimit në këtë mënyrë. Ashtu si në serialin “Përralla e shërbëtores”, hap pas hapi zgjohesh në një diktaturë pa e kuptuar as vetë”.
Cvijiq ka komentuar edhe vizitën e zyrtarit të lartë të CIA-s para pak ditësh në Serbi.
“Amerika nuk e ka harruar as Radoiçiqin dhe as incidentet e pakëndshme në Banjskë dhe besoj se edhe në këtë kuptim janë dërguar mesazhe të caktuara”.
“Është e rëndësishme që Ballkan të mos i hapë derën fuqive të tjera si Rusia dhe Kina. Në këtë kuptim, supozoj se, përveç temave botërore, më së shumti u fol për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































