Lajme

Lirohet një plazh i uzurpuar në Himarë, 12 persona do të ndiqen penalisht

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 24 August 2024

Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Himarë, mëngjesin e sotëm ka liruar plazhin “Krorëz” të Himarës.

Me këtë rast, policia ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas, të gjithë banues në Sarandë.

“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosur, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin ‘Krorëz’”, njofton Policia Shqiptare.

-Advertisement-

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kuponë tatimorë.

Njoftimi tha se operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera