Lajme

Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, iu gjet ạrma pa leje në veturë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 24 August 2024

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, R.K, 56-vjeçar, te i cili pas kontrollimit iu gjet një pistoletë në veturën me tabela zyrtare. Gjithashtu, pas kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur një pushkë.

Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional, i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare. Gjatë kontrollit të dyshimtit i është gjetur një armë zjarri – pistoletë Glock me dhjetë fishekë. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur një pushkë”.

-Advertisement-

Bytyqi tha se të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

“Pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit i dyshuari (R.K. 56 vjeçar) është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”, tha Bytyqi, për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera