Abdixhiku reagon për videon e Sveçlës e Rizvanollit me minatorët: Kapadai, mbrojtësit e Martinin e Nagipit po kërkojnë llogari për hajni
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 24 August 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me vizitën që bënë dje në Trepçë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe akuzave që bën për vjedhje e keqpërdorime atje.
Abdixhiku ka thënë se “emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit”, u kërkuan llogari minatorëve që i lanë pa paga për tre muaj rresht. Sipas Abdixhikut, zyrtarët e Qeverisë kanë keqkuptuar rolet e përgjegjësitë e po sillen si kapadai, raporton Express.
“Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!”, ka shkruar Abdixhiku.
Në një video që u publikua në media, Sveçla dëgjohet duke u thënë minatorëve si kolektiv duhet të punojnë që t’i zënë ata që po vjedhin në Trepçë.
“Hajde po punojmë bashkë, kushdo që vjedh me i nxanë”, dëgjohet duke thënë ministri Sveçla.
Akuza drejtoi edhe Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook.
“Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda. Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa “djersës së minatorit””, shkroi ajo.
Të tjera
-
Kamala Harris fiton New Yorkun, Donald Trump Dakotën e Veriut dhe të Jugut
Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka fituar Dakotën...
-
Trump në rrugë për t’i marrë 40 votat elektorale të Texasit
Në shtetin e dytë që ka më së shumti vota elektorale, Texaspo prin republikan...
-
Votë për votë: Këtu mund ta ndiqni rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë në kohë reale
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave. Deri më t...
-
Projeksioni i CNN: Trump fiton në Florida, Oklahoma, kurse Harris në Distriktin e Kolumbisë e Massachusetts
CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kama...
-
Trump po prin në garën për President, aktualisht ka 95 vota elektorale, Harris 35
Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po v...
-
Për të fituar duhen 270 vota të Kolegjit Elektoral, Trump aktualisht kryeson 23 me 3 ndaj Harris
Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale a...
-
Donald Trump kryeson në Florida ndaj Kamala Harris me rreth 60% të votave të numëruara
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku ...
-
Nis numërimi i votave, Donald Trump në epërsi ndaj Kamala Harris
Ka nisur numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
-
Sondazhi fillestar i CNN: Më shumë votues kanë pikëpamje pozitive për Harris sesa për Trump
Afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për zëvendëspresidenten ...
-
Exit Poll i CNN: Votuesit e Harris më konfidentë se mbështetësit e Trump për zgjedhjet
Votuesit e Harris janë më të sigurt se mbështetësit e Trump se zgjedhjet po z...
-
Mbyllen qendrat e para të votimit në disa qarqe në Kentucky dhe Indiana
Vendvotimet e para janë mbyllur në Shtetet e Bashkuara, me mbylljen e votimit...
-
Tragjedi në Gjermani: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia e theri për vdẹkje ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmu...