Ukraina e shënon Ditën e Pavarësisë teksa lufta mbush 30 muaj
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 August 2024
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit të paprovokuar nga Rusia, teksa vendi feston Ditën e Pavarësisë më 24 gusht.
Kjo datë gjithashtu shënon edhe 30-mujorin e luftës tragjike.
“Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne”, tha Zelensky.
Ukrainasit po e festojnë pavarësinë në një kohë kur forcat ukrainase po kryejnë një inkursion befasues në rajonin Kursk të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Kievi thotë se tani i ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë territor rus.
Ukraina thotë se inkursioni, i cili e zuri në befasi Moskën dhe i tronditi udhëheqësit elitarë të Rusisë, ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur civilët ukrainas nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.
Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se inkursioni nuk synon kapjen e territorit rus, për dallim nga Rusia që e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, saktësisht para dy vjetëve e gjysmë.
“Duhet ta kemi patjetër një kufi të fuqishëm mes nesh dhe armikut, dhe jo mure mes ukrainasve, sepse Ukraina është e jona”, tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu e paralajmëroi tërthorazi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se lufta e tij do të dështojë, duke thënë se “gjyshi i sëmur nga Sheshi i Kuq… nuk do të na i diktojë vijat e tij të kuqe”.
“Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si jetojmë ne, se çfarë rruge zgjedhim dhe çfarë vendimesh marrim. Sepse kështu e ka pavarësia”, shtoi ai.
Derisa inkursioni i Ukrainës po vazhdon në Kursk, Rusia, në anën tjetër, është duke e shtyrë përpara një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, pasi synon ta kapë Pokrovskun.
Ukraina është duke i sulmuar objektet e naftës dhe karburantit brenda Rusisë, të cilat punojnë për ushtrinë ruse, pasi Rusia për vite e ka rrënuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me sulme me dronë.
Dronët ukrainas kryen një sulm mëngjesin e 24 gushtit në rajonin Voronezh të Rusisë, duke ia vënë flakën një depoje të municionit.
Guvernatori rajonal Aleksandr Gusev shkroi në Telegram se zjarri u shkaktua nga rënie e copëzave të dronit dhe nxiti shpërthimin e municionit. Ai tha se nuk ka viktima.
Edhe rajoni i Belgorodit u sulmua nga dronët gjatë natës, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Glakov, i cili shtoi se dy njerëz u plagosën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë dronë u rrëzuan mbi Voronezh dhe nga një dron mbi rajonet Belgorod dhe Briansk./REL/
Të tjera
-
Kamala Harris fiton New Yorkun, Donald Trump Dakotën e Veriut dhe të Jugut
Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka fituar Dakotën...
-
Trump në rrugë për t’i marrë 40 votat elektorale të Texasit
Në shtetin e dytë që ka më së shumti vota elektorale, Texaspo prin republikan...
-
Votë për votë: Këtu mund ta ndiqni rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë në kohë reale
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave. Deri më t...
-
Projeksioni i CNN: Trump fiton në Florida, Oklahoma, kurse Harris në Distriktin e Kolumbisë e Massachusetts
CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kama...
-
Trump po prin në garën për President, aktualisht ka 95 vota elektorale, Harris 35
Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po v...
-
Për të fituar duhen 270 vota të Kolegjit Elektoral, Trump aktualisht kryeson 23 me 3 ndaj Harris
Tashmë ka nisur numërimi i votave në disa shtete në zgjedhjet presidenciale a...
-
Donald Trump kryeson në Florida ndaj Kamala Harris me rreth 60% të votave të numëruara
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku ...
-
Nis numërimi i votave, Donald Trump në epërsi ndaj Kamala Harris
Ka nisur numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
-
Sondazhi fillestar i CNN: Më shumë votues kanë pikëpamje pozitive për Harris sesa për Trump
Afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për zëvendëspresidenten ...
-
Exit Poll i CNN: Votuesit e Harris më konfidentë se mbështetësit e Trump për zgjedhjet
Votuesit e Harris janë më të sigurt se mbështetësit e Trump se zgjedhjet po z...
-
Mbyllen qendrat e para të votimit në disa qarqe në Kentucky dhe Indiana
Vendvotimet e para janë mbyllur në Shtetet e Bashkuara, me mbylljen e votimit...
-
Tragjedi në Gjermani: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia e theri për vdẹkje ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmu...