Edi Rama: Gjysma e të gjithë turistëve në Shqipëri janë nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 18 August 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi të bërë në Facebook, ku ka publikuar të dhënat për vizitorët e huaj në periudhën janar-korrik të këtij viti, bën të ditur se 6.3 milionë turistë kanë vizitur Shqipërinë.
Sipas të dhënave të publikuara, qytetarët nga Kosova janë ata që dominojnë, ku vetëm në këtë periudhë shtatë mujore, 2.4 milionë kanë vizituar Shqipërinë, duke shënuar kështu një rritje nga vitit 2023, prej 22.3 për qind.
Pas atyre nga Kosova, vijnë ata nga Italia, e më pas radhiten qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë:
HYRJET E VIZITORËVE TË HUAJ NË JANAR-KORRIK TË KËTIJ VITI dhe disa komente shumë të shpejta👇
- Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi.
- Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private.
- Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja.
- Ka pasur eksese kundërproduktive me çmimet në zona të caktuara, përkatësisht Vlorë e Sarandë, ku është regjistruar krahasuar me vjet edhe rritja më e lartë e numrit të njësive restorant/bar me rreth 40% njësi të reja, ndërsa rritja e tyre në shkallë vendi është 37%.
Por, ndërkohë që xhiroja në të gjithë pjesën tjetër të vendit është rritur me afro 40%, në këto zona ajo është rritur me më pak se 20%, pikërisht edhe si pasojë e rritjes eksesive të çmimeve, të cilat u korrektuan pjesërisht duke nisur nga gjysma e dytë e korrikut – një mësim për të mos u harruar nga operatorët në tregun e lirë, të cilëve nga sezoni i ardhshëm do t’u imponohet afishimi i çmimeve në hyrje të çdo lokali.
- Infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave larës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por është po kaq i padiskutueshëm volumi i madh i punës që mbetet për t’u bërë në këto drejtime për Shqipërinë Turistike2030.
- Rritja e lartë e numrit të vizitorëve në zonat malore dhe liqenet e lumenjtë e vendit, nga veriu në jug, falë jo vetëm imazhit të ri joshës të Shqipërisë po dhe përmirësimeve të konsiderueshme të infrastrukturës e rritjes së numrit të njësive të s
hërbimit, ashtu sikundër edhe në qytetet jobregdetare me në krye Tiranën, është lajmi më i bukur i këtij sezoni.
- Edhe keqinformimi e dizinformimi kanë pasur rritjen e tyre në çdo drejtim, falë shpejtësisë marramendëse të gënjeshtrës në kohën që jeton bota e sotme e kanaleve, portaleve e socialeve, por ashtu siç dielli nuk mbulohet dot me shoshë, as e vërteta e këtij vendi që bëhet më i mirë, më tërheqës, më i sigurtë në rrugën drejt majës së #SHQIPËRISË2030🇦🇱 nuk zhbëhet dot nga askush.
*Tabelat bashkëngjitur përfshijnë vetëm vendet me numrin më të madh të vizitorëve
Të tjera
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...