Vetëvendosje i kërkon këtë datë për zgjedhje Vjosa Osmanit
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 16 August 2024
Lëvizja Vetëvendosje është përcaktuar për datën 2 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Kështu kanë thënë burime të Klankosova.tv.
Presidentja Vjosa Osmani, dje gjatë ditës deklaroi se ka marrë një propozim nga LVV-ja për datën e preferuar.
Mirëpo, tha se nuk do ta bëjë publike atë propozim.
Megjithatë, burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se propozimi i partisë në pushtet është data 2 shkurt, duke bërë kështu që qeveria Kurti 2 ta çojë mandatin deri në fund.
Më 31 korrik, presidentja Vjosa Osmani mblodhi në një takim partitë parlamentare për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare.
Në takim morën pjesë shumica e kryetarëve të partive, por jo edhe ai i LVV-së, Albin Kurti.
Ky i fundit kishte kërkuar që në takim të marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjifca, mirëpo, sipas Presidencës, ftesa ka qenë për kryetarë të partive, prandaj edhe i ishte refuzuar kjo kërkesë – siç i ishte refuzuar edhe AKR-së. Në takim nuk mori pjesë as lideri i Listës Serbe.
Në atë takim ishin përmendur tri data të mundshme për zgjedhjet.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja patën deklaruar si datë 26 janarin. Kurse Mimoza Kusari-Lila si kryetare e partisë Alternativa njëherësh edhe shefe e deputetëve të LVV-së, i pati përmendur dy data – 9 dhe 16 shkurtin.
Presidentja Osmani, gjatë ditës së djeshme ka thënë se kanë marrë përgjigje nga shumica e partive politike, duke shtuar se edhe VV-ja ka dërguar propozimin e saj për datën e zgjedhjeve.
“Unë s’po e bëjë të ditur sot datën, megjithatë ju kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj jave që nëse kanë ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë ta ngrisin në ndërkohë”.
“Kemi marrë përgjigje nga shumica dërrmuese. Kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë vlerësime shtesë dhe pasi përfundon orari nesër, ulemi, dëgjojmë vlerësimet e kabinetit tim, të ekipit ligjor”.
“Të gjitha partitë i kanë ngritur çështjet e tyre, por në fund është diskrecion i institucionit të Presidencës për ta zgjedhur datën që ne e vlerësojmë që është me e përshtatshme, të them sinqerisht nuk ka dallime një javë më shumë, një javë me pak, besoj që nuk bënë diferencë të madhe. Po, ne i kemi njoftuar publikun para dy ditësh që kryetari i VV-së, njëkohësisht kryeministri më ka njoftuar me shkrim në lidhje me datën e preferuar të VV”, ka thënë presidentja Osmani. /Klankosova.tv

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































