Lajme

Miqtë Laburistë të Kosovës nga Britania e Madhe: Pro hapjes së urës së Ibrit, por kujdes nga efekti negativ

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 15 August 2024

Iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës” në Britani të Madhe i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës në lidhje me hapjen e urës së Ibrit. Por, ka thënë se duhet të kihet kujdes në mënyrë që ky veprim të mos e arrijë efektin e kundërt.

“Iniciativat që bashkojnë komunitetet, siç është hapja e urës së Mitrovicës për trafikun e automjeteve, duhet të mirëpriten, por ato duhet të zbatohen me kujdes që të mos kenë efekt të kundërt”, është thënë në një deklaratë të kësaj iniciative, e cila është themeluar në shkurt të këtij viti.

Miqtë Laburistë të Kosovës ka theksuar se nxisin të gjitha palët që të përcaktojnë një plan zbatimi efektiv dhe afat kohor për hapjen e plotë të Urës, “në mënyrë që të maksimizohen përfitimet ekonomike dhe komunitare nga kjo në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur”.

-Advertisement-

Kjo iniciativë ka kërkuar që për çështjen e hapjes së urës së Ibrit të mos konsultohet Serbia, por vendimi duhet të merret nga Qeveria e Kosovës.

“Ne e hedhim poshtë nocionin se vendet fqinje duhet të konsultohen për hapjen e plotë të një ure në territorin sovran të Kosovës, ky është vendim i Qeverisë së Kosovës që duhet të merret në harmoni të plotë me përfaqësuesit e pakicave dhe me mbikëqyrjen e aleatëve të Kosovës, përfshirë Britaninë e Madhe, të cilët janë garantuesit përfundimtarë të sigurisë në vend”, ka theksuar iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera