Ekipi i ish-Presidentit Trump akuzoi Iranin për sulm kibernetik gjatë fushatës, FBI nis hetimet
Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 13 August 2024
FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi fushata akuzoi për një sulm kibernetik nga Irani.
FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej: “Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje”.
Ekipi i kandidatit republikan nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e agjentëve të huaj për të ndërhyrë në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Në raport përmendej një rast në qershor kur një njësi e zbulimit ushtarak iranian i kishte dërguar një virus në formën e “një emaili ndaj një zyrtari të lartë të një ekipi të një fushate presidenciale nga një llogari emaili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë.”
I pyetur mbi pretendimin e ekipit të zotit Trump, misioni i Iranit në OKB mohoi që Teherani të ishte i përfshirë. FBI po heton gjithashtu lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj këshilltarëve të ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris, njoftoi të hënën gazeta Washington Post.
FBI e filloi hetimin për këtë ndërhyrje të mundshme në qershor, kur zoti Biden nuk ishte tërhequr nga kandidimi për një mandat të dytë, nën dyshimin se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur informacion nga dy fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara, thotë gazeta duke cituar disa burime. Ekipi i fushatës së zonjës Harris nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./VOA
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...