Haxhiu pret në takim krerët institucional të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus
13:46 | 12 Gusht 2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hëne, ka takuar krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me Reformën në Drejtësi, në të cilin takim prezent ishin përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe përfaqësues ndërkombëtar. Përkundër ftesës për përfaqësuesit e sistemit prokurorial, të njëjtit munguan në takim.
Në fjalën e saj, ministrja tha se pakoja e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve në mes të institucioneve të drejtësisë pritet të dërgohet në Kuvend brenda muajit shtator në mënyrë që të përmbyllet Reforma në Drejtësi.
Tutje, sipas postimit të kësaj ministrie, Haxhiu kërkoi që në afat sa më të shpejtë, akterët e reformës në drejtësi, t’i përcjellin komentet e fundit mbi aktet e finalizuara në mënyrë që të njëjtat të diskutohen dhe adresohen në punëtorinë e fundit e cila planifikohet të mbahet në fillim të muajit shtator.
“Edhe njëherë shprehu vullnetin tim si ministre e Drejtësisë për ta adresuar sa më shpejtë dhe profesionalisht Reformën në Drejtësi”, tha Haxhiu.
Gjatë diskutimit, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe partneret ndërkombëtar, shprehën mirënjohjen për arritjet e deritanishme në këtë proces të rëndësishëm reformues, gjithashtu duke u shprehur të gatshëm për kontributin dhe mbështetjen tutje në finalizimin e akteve përkatëse normative.
Në fund ministrja Haxhiu tha se në këtë proces ka qenë i rëndësishëm angazhimi i përbashkët për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve për çka falënderoi të gjithë akterët kontribuues, ndërsa shprehu indinjatën e saj për mungesën e vullnetit të KPK-së për të realizuar reformën në drejtësi.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























