Kurti shkon në shtëpinë-studio të artistit shkodran që kompozoi këngën “Xhamadani Vija-Vija”
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 10 August 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Shkodër për të vizituar artistin, Zef Çoba në shtëpinë-studio të tij.
i ka lavdëruar punën e tij, ndërsa për Shkodrën tha se është “një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin”.
“Gjuha e kultura, traditat e moçme dhe pasuritë natyrore, janë përbërës që formësojnë veprat artistike e që frymojnë edhe përmes muzikës. Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë “Xhamadani Vija-Vija” si dhe kënga “Atdheut”, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë””, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se me të ka folur edhe për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës tha se do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër.
Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara. E ky ishte çasti i duhur që të flasim për hekurudhën Prishtinë-Durrës në zemër të së cilës do të ishte segmenti Gjakovë-Shkodër. T’i bashkojë këto dy qytete emblematike të kombit tonë edhe më shumë sesa këngët, e t’i shijojnë më shpejt e më afër njëra-tjetrës pasuritë e mëdha kulturore-artistike si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin”.
Të tjera
-
Fytyrat e Reçakut – 26 vjet nga masakra ku forcat policore dhe paramilitare serbe vranë 45 civilë shqiptarë
Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 c...
-
KQZ shqyrton procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës sot pasdite. ...
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...