Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për plẫgọsjen në Viti

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 09 August 2024

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarve për plagosjen që ndodhi të enjten në Vitit.

Në komunikatë thuhet se kërkesa u parashtrua ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe të pandehurit A.B., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri N.H., më 08 gusht, rreth orës 10:07 minuta, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend. Sipas komunikatës, i pandehuri N.B, e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të. I pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera