Nga dënimet mizore të sportistëve tek apartamentet dhe frigoriferët/ Si i ndëshkon dhe shpërblen Kim Jong Un atletët në Lojërat Olimpike
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 07 August 2024
Atletët e Koresë së Veriut që kënaqin Liderin Suprem Kim Jong Un mund të jenë në radhë për banesa luksoze, makina dhe madje edhe frigoriferë.
Dënimet mizore për ata që performojnë dobët janë pretenduar për dekada, por nga ana tjetër, fituesit e medaljeve mund të presin që të trajtohen si mbretër në kthimin e tyre.
Disa nga atletët yje të kombit totalitar u shpërblyen në vitin 2013 për dominimin e tyre në Lojërat e Londrës një vit më parë.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se disa atletë u zhvendosën në shtëpi luksoze përgjatë lumit Pothong, i cili rrjedh nëpër kryeqytetin Pyongyang.
Makinat luksoze, madje edhe frigoriferët, ishin gjithashtu në dispozicion për ata që performuan mirë, një kontrast i fortë nga skeptri i punës së detyruar për dështim.
Vrapueses në distanca të gjata Kim Kum Ok iu dha gjithashtu një apartament luksoz dhe thuhet se u përlot.
Ajo tha për KCNA: “Vështirë se mund të hyja në banesë pasi çdo dhomë e banesës së mrekullueshme, lidhet me kujdesin e thellë të dashurisë së Marshallit (Jong Un) dhe u preka thellësisht nga dashamirësia nën sistemin mirënjohës socialist”.
Kontigjenti i vogël në Paris ka fituar dy medalje të argjendta (një në pingpong dhe një në zhytje) dhe dy të bronzta (përsëri në zhytje me një tjetër në boks).
Perspektiva e një kthimi të bollshëm në shtëpi është shumë larg dënimeve që supozohet se do të ndodhin për ata që dështojnë .
Rasti më famëkeq i ndëshkimit të atletëve erdhi pasi ekipi kombëtar i futbollit arriti në raundin e dytë të Kupës së Botës 1966 në Angli.
Ekipi u tha se kishte dalë duke pirë pasi humbi ndaj Portugalisë 5-3 – duke shkaktuar një kthim tmerri në shtëpi.
Udhëheqësi i atëhershëm Kim Il Sung dyshohet se i ka dënuar lojtarët në një nga burgjet më famëkeq të Koresë së Veriut .

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























