Lajme

Vrạu babain pasi i vrạu nënën, Policia e lejon të dyshuarin të shkojë në varrimin e prindërve

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 07 August 2024

41-vjeçari Klementin Islamaj, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.

Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11:00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjecarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klementinit e as si rrjedhojë e dashjes së drejtpërdrejtë nga ana e tij. Nuk dihet ende se çfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjecarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të të dyshuar.

-Advertisement-

Ai dëshmoi para hetuesve se e kishte shtyrë të atin për ta larguar nga vetja, pasi kishte gjetur nënën të vrarë në shtëpi. Por, aksidentalisht, 69-vjeçari është rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën. Islamaj shtoi se nuk kishte aspak qëllim të vriste të atin. /OraNews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera