“Qeveria po shkel çdo afat ligjor për ndryshimet në Ligjin e Pagave”
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 07 August 2024
Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo afat ligjor për ndryshmin ose plotësimin e disa neneve për ligjin e pagave. Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në këtë ligj pas pakënaqësive të shumta që krijoi në opinion.
Për rrjedhojë kjo Gjykatë, i dha afat Qeverisë gjashtë muaj për t’i harmonizuar ato nene me Kushtetutën por kjo nuk ndodhi! Për këtë arsye sindikatat këtë Qeveri po e shohin të papërgjegjshme.
“Gjykata Kushtetuese është gardian që e ruan Kushtetutën dhe ligjet dhe ne kemi pritur si BSPK që partneri social ta respektojnë Kushtetutën dhe të respektohen ato nene që kanë qenë jo të diskutueshme për pagat. Konsideroj që Qeveria e Kosovës ka dështuar në përfshirjen e saj legjislative dhe vendimet ligjore sipas Kushtetueses për ligjin mbi pagat. Fakti që e ka kaluar afatin e përcaktuar për ndryshimin e këtij ligji tregon që qeveria është e papërgjegjshme karshi rëndësisë dhe implikimeve ligjore të cilat i sjellë ky ligj”, Grafika e BSPK.
Ligji për Pagat në sektorin publik u dërgua në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, pas 104 ankesave të dorëzuara nga punëtorë të fushave të ndryshme, organizata e asociacione. Pikat të cilat duhet të ndryshoheshin ishin nenet që kanë të bëjnë me fushëveprimin, pagën bazë, shtesat si dhe vëllimin e punës. Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu për RTV21 , vlerëson se ky kalim afati sipas kodit penal mund të trajtohet edhe si vepër penale.
“Ne zgjedhje do të ju pësoj ky rezultat. Moszbatimi i vendimit, ka edhe elemente që mund të trajtohet edhe si vepër penale nga kodi penal i Republikës së Kosovës për individët e caktuar që janë përgjegjës në dikastere të caktuar”, tha Baraliu.
Ndërkaq avokati Ardian Bajraktari tha se edhe në të kaluarën jemi përballur me moszbatim të vendimeve të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese.
“Obligohet Kuvendi që sa më parë t’i bëjë këto intervenime mirëpo natyrisht Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm tjetër përveç që në moszbatimin e vendimit të njoftojnë institucionin e prokurorit të shtetit siç e ka bërë edhe herëve të tjera dhe më pas është në domenin e kryprokurorit të shtetit në rast se eventualisht do të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë çështje. Por jam optimistë që nga shtatori do të kemi reflektim në ndryshimin e plotësimit të ligjit të pagave”, tha Bajraktari.
Kushtetuesja kishte thënë se “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat tranzitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit.
Të tjera
-
Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martë...
-
Dy vetura digjen në Çagllavicë
Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës. Kështu ka d...
-
Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit
Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja ...
-
Janjiq: Vuçiq po kërkon një rikthim para kohës së Banjskës
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke komentuar situatën në v...
-
Starmer: NATO duhet ta vendosë Ukrainën në pozitën më të mirë të mundshme
Vendet e NATO-s duhet të vendosin Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundsh...
-
Sot mblidhen këto komisione parlamentare
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Në o...
-
Miku i Trump rrëfen detaje nga atentati me armë në Florida: Ish-Presidenti në atë moment u…
Të tjera detaje zbardhen lidhur me atentatin e dështuar ndaj ish-Presidentit ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi i ri
Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kua...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se sot moti do të jetë me diell...
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...