Sport

Nico Williams bën deklaratën që zhgënjen tifozët e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 06 August 2024

Nico Williams iu bashkua stërvitjes së Athletic Bilbao mëngjesin e së martës, duke ndërprerë pushimet e tij, pasi u shpall kampion Europe në “Euro 2024” me Spanjën. Sulmuesi ka bërë një deklaratë në kanalin zyrtar të klubit bask: “Jam kthyer, po e pres me padurim këtë sezon”.

Pas këtij reagimi, duket se Nico Williams ka marrë vendimin për të ardhmen e tij: do të vazhdojë te Athletic Bilbao edhe për të paktën një sezon, pavarësisht interesit të lartë të Barcelonës, e gatshme për të paguar shumën 60 milionë euro që parashikohet në klauzolën e tij.

Të gjithë lojtarët e Barçës të pyetur për afrimin e mundshëm të Nico Williams në këtë merkato e kanë mirëpritur atë publikisht. Sidomos ata që luajtën me të gjatë kampionatit europian.

-Advertisement-

Nuk ka kohë për të humbur

Nga ana tjetër, Barcelona do të përpiqet të mbyllë sa më shpejt transferimin e Dani Olmos. Ideja e parë e klubit “Blaugrana” ishte që të afronte dy nga futbollistët, për të shtuar shumë cilësi në skuadër, por duket se tentativat për Williams kanë dështuar.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy