Lajme

Minatorët ende pa paga, nuk dihet se kur do t’i marrin ato

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 06 August 2024

Minatorët e Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e qershorit dhe të korrikut.

Por, për ta ende s’ka asnjë datë se kur do t’i kenë në llogari paratë për të cilat kanë derdhur djersën e tyre.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Donika Osmani.

-Advertisement-

“Ende nuk kemi asnjë të re. Porsa të kemi do t’ju njoftojmë. Jemi duke punuar që kjo të ndodh sa më shpejt”, tha ajo.

Edhe në njoftimin e para disa ditësh të Sh.a Trepça, thuhet se bordi i kësaj ndërmarrje po punon ngushtë me menaxhmentin dhe Qeverinë, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes”, thuhej në njoftim.

Të premten e kaluar, tani ish-kryeshefi Bashkim Kurti, pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kishte paralajmëruar se pagat e minatorëve mund të dilni për këtë javë, por kjo deri më tani s’ka ndodhur.

Ndryshe, minatorët janë zotuar se përderisa nuk i marrin paratë që iu takojnë, nuk do ta nisin punën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera