Qytetarët kërkojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër
Autori: Gazeta inFokus
20:24 | 03 Gusht 2024
Qytetarët në jug të Mitrovicës po kërkojnë nga ekzekutivi kosovar që sa më shpejt të ndërmarrë veprime drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Derisa ata të komunitetit serb nuk pranojnë të deklarohen për këtë.
Nga Kuvendi Komunal në Mitrovicë të Veriut thonë se disponimi është i njëjtë. Pavarësisht se hapja e saj nuk po përkrahet nga shtetet e Kuintit, njohës të sigurisë shprehen se Qeveria duhet ta realizojë planin e saj. Të njëjtit, nuk presion tensionim të situatës.
Që me shumë se dy dekada kjo urë është bërë simbol i ndarjes etnike në Mitrovicë. Këta gurë pamundësojnë qarkullimin e veturave mbi urë, e si rrjedhojë qytetarët duhet të sillen rreth e rrotull nga jugu për në veri dhe anasjelltas.
Në kohën kur ekzekutivi kosovar po synon hapjen e saj, qytetarët po shpresojnë që veprimet në këtë drejtim të ndërmerren sa më shpejt.
Qytetarët e komunitetit serb nuk pranuan të deklarohen për këtë çështje.
Mirëpo nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut thonë se disponimi është i njëjtë, edhe banorët serbë duan hapjen e urës.
E sipas zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë këtij viti.
Njohës të sigurisë thonë se përgatitjet për hapjen e urës janë bërë, derisa shprehen se një veprim i tillë nuk do të nxisë tensione.
Planin për hapjen e urës kryeministri Kurti e paraqiti të premten para shteteve të Kuintit dhe BE-së, mirëpo këta të fundit kundërshtuan ndryshimin e statusit të urës mbi lumin Ibër.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































