Lajme

Szunyog do të vizitojë muralin në Prizren që përshkruan historinë e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 02 August 2024

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, sot do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja.

Gjatë vizitës, ambasadori do të takohet me artistët, të cilët do ta shpjegojnë konceptin e intervenimit në mural. Vepra murale e krijuar në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për përmirësimin e hapësirave urbane përmes intervenimeve artistike.

“Përzgjedhja e temës, e cila përshkruan historinë e pasur të qytetit, erdhi si rezultat i një procesi të kujdesshëm të konsultimit publik me përfshirjen e institucioneve lokale të trashëgimisë kulturore, Komunës së Prizrenit, shoqërisë civile, plot artistëve dhe gazetarëve, në bashkëpunim me OJQ-në lokale Ec Ma Ndryshe, e cila është e specializuar për projekte kulturore dhe të trashëgimisë”, njofton Zyra e BE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera