Lajme

MPJD organizon festë për mërgatën në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 30 July 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon festën “Faleminderit mërgatë” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ministria njofton se aktivitetet do të fillojnë sot nga ora 10:00 deri në ora 23:00.

“Qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, gjatë kësaj feste në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.

“Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera