Lajme

Beqa: Sa më shpejtë të shkoj kjo Qeveri në shtëpi më mirë për qytetarët dhe vendit, kanë dështuar në të gjitha sferat

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 29 July 2024

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë për “Front Online” ftesa e presidentes Osmani për takim me partitë politike buron nga Kushtetuta e Kosovës, pasi kemi hyrë në kohën kur duhet t’i konsultoj ato për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Ftesa e presidentes që u ka bërë subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, buron nga Kushtetuta e Kosovës. Presidenca e ka obligim një konsultim sepse tani ka hyrë në kohën kur duhet t’i ftoj subjektete politike”, tha ai.

Beqaj thotë se qëndrimin rreth zgjedhjeve PDK-ja do ta thotë në takim, por sipas tij, PDK është e gatshme dhe ato duhet të mbahen sa më shpejtë.

-Advertisement-

“Sa i përket PDK-së, do ta thotë qëndrimin e vet gjatë takimit. Siç e dini qëndrimi paraprak ka qenë publik po tani do të diskutohet nga përfaqësuesit e partisë që marrin pjesë në takim. PDK është dhe ka qenë e gatshme për zgjedhjet, dhe ato duhet të mbahen sa më shpejtë”, theksoi deputeti.

Për deputetin Beqa sa më parë të shkoj kjo qeveri në shtëpi është në favor të qytetarëve, vendit, madje edhe vetë qeverisë.

“Mendoj që sa më shpejtë të shkoj kjo qeveri në shtëpi aq më mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin por është edhe më mirë edhe për Qeverinë e cila ka dështuar në të gjitha sferat. Nuk ka asnjë punë që ë ka bërë për më shumë se tri vitee që mund të mburret me të”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera