Gjuajti me ạrmë në ahengun familjar, arrestohet një 36-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 July 2024
Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në Gërlicë të Ferizajt.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
“I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është konsideruar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë” apelon policia.
Të tjera
-
Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekr...
-
Këtë vit, mbi 3 mijë e 300 kosovarë kërkuan azil në BE
Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit E...
-
Osmani pas takimit me ministren gjermane: Gjermania e mbështet integrimin euroatlantik të vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministre...
-
Ish-komandanti i NATO-s: S’është çudi që ka tensione në Kosovë, Hill njeriu i duhur për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit
“Si ta mbajmë Putinin dhe Xi-në jashtë Ballkanit”. Ky është titulli i një kom...
-
“Bio Mulaku” lirohet nga paraburgimi
Nazmi Mulaku, i njohur si “Bio Mulaku” është liruar nga paraburgimi. Këtë ...
-
Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi
Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Me...
-
Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu,...
-
Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mj...
-
Për një javë 9 raste të dhụnës në familje në rajonin e Ferizajt, ndalohen dy të dyshuar
Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 9 raste të dh...
-
Mbi 1 milion euro u shpenzuan për rinovimin e shkollës “Metush Krasniqi” në Kamenicë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se rinovimi i shkollës “...
-
Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE
Raportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishi...
-
Ministrja gjermane arrin në Prishtinë, pritet nga Osmani
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evro...