Asist në miqësore, Broja rrit kuotat te Chelsea
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 25 July 2024
Armando Broja protagonist me Chelsea-n. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është në udhëkryqin e merkatos këtë vere, në përfundim të sezonit të kaluar largimi i tij nga Chelsea jepej shumë i mundur nga mediat angleze, por grumbullimi i futbollistit shqiptar nga trajneri i bluve Enzo Maresca në turneun para sezonal në SHBA, është një sinjal se Broja mund të fitojë kuota për të qëndruar.
Sulmuesi i kombëtares u hodh në fushë në pjesën e dytë në miqësoren e bluve me Wrexham në miqësoren e luajtur në Santa Clara të Kalifornisë, me Brojën që la shenjën e tij në këtë takim, edhe pse u shërbye shumë pak , nga shokët e skuadrës.
22-vjeçari në minutën e 82 mori një top në zonë, e mbrojti mirë mes dy kundërshtarëve duke zgjedhur në vend të një iniciative personale një pasim për shokun e skuadrës Ugochukwu që nuk mund të gabonte për golin e 2-2, që ishte dhe rezultati final i takimit.
Një asist që, pa dyshim, ka rritur kuotat e Brojës në sytë e trajnerit Maresca, ndërkohë që sulmuesi kuqezi nuk jepet më në listën e lojtarëve me valixhet në duar nga mediat angleze, edhe pse interesimi për të nuk ka munguar. Gjatë javëve të fundit, emri i tij është përmendur në lidhje me disa skuadra duke nisur nga Milani në Serie A, finalistët e Champions League Borussia Dortmund si dhe disa skuadra të Premier League.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































