Lajme

Bastisen tri lokacione në Lipjan, sekuestrohen ạrmë të gjata e mụnicion

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 24 July 2024

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se Policia ka kryer bastisje sot në tri lokalcione në Komunën e Lipjanit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një kallash me 10 fishekë, karikatorë, një pushkë të gjatë gjysmë-automatike, një pistoletë me gaz dhe një pushkë të gjatë automatike.

Lidhur me rastin, janë ndaluar dy persona me incialet B.B., dhe Rr.B.

“Personat me inicialet B.B., dhe Rr.B.., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera