Lajme

Rukiqi: Fushata e pushtetit ndaj mediave është vetëm fillimi i një fushate të egër përmes fake news

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 23 July 2024

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas sulmeve të media nga pushteti pas një lajmi të mediumit publik RTK që  për dy media kosovare pretendonte të jenë të “ndikuara financiarisht nga Serbia”.

Për këtë lajm shumë gazetarë të RTK-së janë distancuar. Gjatë ditës kishte shumë reagime duke e dënuar qasjen joprofesionale në raportim.

Rukiqi ka thënë se ky linçim ndaj mediave është vetëm një fillim siç e quan ai të një fushate të egër të pushtetit.

-Advertisement-

“Përdorimi i servisit publik, për linçim të mediave, është vetëm fillimi i një fushatetë egër të pushtetit, me fake news, ndaj secilit kritik të mundshëm të pushtetit. Procedura operative standarde është kjo. Mbi 30,000 llogari fake, në softëare që paguhen miliona euro, për sulm ndaj partive politike, mediave dhe bizneseve, përmes rrjeteve sociale; Përdorim i mediave të pushtetit, për prodhim të fake news, me burime “rajonale” dhe “ndërkombëtare”, ka thënë Rukiqi.

“Përdorimi i shantazhit, linçimit, prodhimi i fake news, me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor ështe veprim kriminal dhe si i tillë duhet të hetohet. E për tu hetuar në thellësi, fillimisht duhet të hetohet baza e financimit (mos t’i harrojmë tërheqjet e milionave nga Martin Berishaj). Skemi parë gjë Akoma”, ka deklaruar ai. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera