Dejona Mihali me kritika për AGK-në që mbrojti mediat nga sulmet e deputetëve të VV-së
Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 July 2024
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, i reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.
Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.
Mihalit i ka penguar reagimi i AGK-së, derisa ka shtuar se Asociacioni do të duhej të sugjeronte hetime.
Ajo ka thurur lavde për mediumin dhe gazetarët që publikuan shkrimin, që shpërndanë deputetët e VV-së.
“Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë. Nëse kolegët gazetarë në Bosnje kanë publikuar shpifje rruga është e thjeshtë, gjykata. Ne shkrimet që flasin për Serbinë e Vuçiqit dhe përpjekjet e tij për destabilizim në rajon e Kosovë do t’i shpërndajmë e do të reagojmë për to.
‘Slobodna Bosna’ nuk është tabloid. Nuk është gazetë regjimesh. Gazetarët e Slobodna Bosnes janë gazetarë kurajoz për të cilët prej rreth 30 vitesh dëgjohen vetëm veprimtari gazetareske investigative. Ata jo rrallë kanë rrezikuar gjithçka pikërisht për publikimet e tyre. Ata konsiderohen nga gazetarët më të mirë në Bosnje. Nuk mund të mos merren seriozisht”, ka shkruar Mihali.
Për këtë reagim të Mihalit, AGK ka thënë se vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë.
Thirrjen e saj për hetime, AGK e ka cilësuar si të papranueshme dhe që ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.
“Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagim.
Të tjera
-
Tri ditë para zgjedhjeve, Kamala Harris u shkruan shqiptarëve: Bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen
Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Bashkë mund ta ndërtoj...
-
Beograd: Arrestohet një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare
Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë...
-
Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se 7.3 milionë euro do të investoh...
-
Shpërthimi në Prishtinë, Policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi pak orë më parë në një lokal në rrugën ‘’Simon Shiroka’’...
-
A kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës? Rrëfen ish-aleati i Presidentit serb
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb, në Klan Kosova është pyetur...
-
Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet
Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shte...
-
“Kosova mundet më mirë”, zotimet e Bedri Hamzës për udhëheqjen e shtetit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Enver Hoxhaj: Albin Kurti duhet ta vizitoj Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës ...
-
Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flạkën lokalit në qendër të Prishtinës
Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rre...
-
Dalin pamjet e lokalit në qendër të Prishtinës ku ndodhi shpërthimi
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ...