Lajme

Këshilli i BE-së u heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 22 July 2024

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Vendimi u mor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, të fundit për këtë gjysmëvjetor.
Miratimi i sotëm nga Këshilli përfundon procesin legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar në përfundim të takimit.
Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar ka propozuar heqjen e vizave për shtetasin kosovar që posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga organet serbe. Ky propozim u bë në dritë të heqjes së regjimit të vizave për shtetatit e Kosovës, me çfarë bartësit e pasaportave serbe në Kosovë mbetën të vetmit qytetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa liri të lëvizjes në zonën Shengen.
Ky propozim kishte hasur në kritika të qeverisë së Kosovës, e cila ka konsideruar se me këtë, BE-ja po ndikon negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera