Zelensky falënderon Bidenin për angazhimin rreth Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 22 July 2024
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij e respekton “vendimin e vështirë, por të fuqishëm” të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje.
Biden, 81 vjeç, u tërhoq më 21 korrik, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën e Ukrainës për liri, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare”, shkroi Zelensky në platformën X.
Nën udhëheqjen e Bidenit, SHBA-ja ishte mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë dhe, njëherësh, ofruesja kryesore e ndihmave ushtarake dhe financiare.
Biden arriti t’i bashkojë shpejt aleatët në mbështetje të Ukrainës, të cilët i siguruan dhjetëra miliarda dollarë, pasi Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.
“Shumë vendime të forta janë marrë në vitet e fundit dhe ato do të mbahen mend si hapa të guximshëm të presidentit Biden, në përgjigje të kohërave sfiduese”, tha Zelensky.
“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ai e mbështeti vendin tonë gjatë momentit më dramatik në histori”, shtoi ai.
Ish-presidenti Donald Trump, i cili do të garojë për rizgjedhje si kandidat i Partisë Republikane, ka thënë vazhdimisht se nëse zgjidhet, ai do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Trump e ka përsëritur këtë zotim më 19 korrik gjatë një bisede telefonike me Zelenskyn, të cilën të dy udhëheqësit e kanë përshkruar si të mirë./REL
Të tjera
-
Tri ditë para zgjedhjeve, Kamala Harris u shkruan shqiptarëve: Bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen
Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Bashkë mund ta ndërtoj...
-
Beograd: Arrestohet një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare
Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë...
-
Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se 7.3 milionë euro do të investoh...
-
Shpërthimi në Prishtinë, Policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi pak orë më parë në një lokal në rrugën ‘’Simon Shiroka’’...
-
A kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës? Rrëfen ish-aleati i Presidentit serb
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb, në Klan Kosova është pyetur...
-
Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet
Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shte...
-
“Kosova mundet më mirë”, zotimet e Bedri Hamzës për udhëheqjen e shtetit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Enver Hoxhaj: Albin Kurti duhet ta vizitoj Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës ...
-
Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flạkën lokalit në qendër të Prishtinës
Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rre...
-
Dalin pamjet e lokalit në qendër të Prishtinës ku ndodhi shpërthimi
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ...