ATK në aksion, bizneset kontrollohen për kuponë fiskalë dhe regjistrim të punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 22 July 2024
Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar një grup operativ për muajt e verës për të luftuar evazionin fiskal.
Grupi operativ apo ‘Task Forca’, është krijuar me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal te bizneset që llogariten të kenë qarkullim të madh.Gjatë vikendit të kaluar cak i inspektimeve ishin pishinat dhe bizneset që operojnë brenda tyre. Inspektori Ndriçim Çerkini, tregon se pse pikërisht janë zgjedhur pishinat.
“Pas suksesit që kemi pasur vitin e kaluar si grup operativ, me vendim të drejtorit edhe këtë vit është krijuar ‘Task Forca’, e cila do të vazhdoj gjatë gjithë muajve të verës. Sot do inspektojmë pishinat sepse edhe koha është me diell dhe ditë vikendi prandaj frekuentohen nga shumë klientë, do i kontrollojmë për kuponë fiskal dhe për regjistrimin e punëtorëve” – thotë Çerkini.
Në hyrje të pishinës së parë inspektorët kërkojnë raportin ‘X’ të arkës fiskale dhe fillojnë kontrollimin e tavolinave se a janë të pajisura me kuponë fiskalë. Pasi kanë evidentuar se të gjitha tavolinat nuk kanë kupon fiskal inspektorët fillojnë t’i pyesin edhe klientët se a u është afruar kuponi fiskal.
Menaxherit i bëhet me dije se disa tavolina dhe çadra të pishinës nuk kanë kupon fiskal, dhe se obligohet t’i shërbej me kupon të gjithë mysafirët në prezencën e inspektorëve. Pasi ka përfunduar shpërndarja e kuponëve fiskalë përsëri kërkohet nxjerrja e raportit nga arka fiskale e cila më pas e dëshmon se sa kuponë janë shmangur dhe nuk u janë ofruar klientëve në momentin e porosisë.
Të dhënat nga raporti i hartuar brenda kësaj pishine do përcillen te zyra e ATK-së e cila merret me shqiptimin e gjobave. Kontrolli në pishinën e parë ka përfunduar, inspektorët nga regjioni i Prishtinës nisen në regjionin e Ferizajt, ku edhe atje do të inspektojnë pishinat.
Edhe në pishinën e dytë, në hyrje kërkohet raporti i arkës fiskale. Edhe aty do të kontrollohet regjistrimi i punëtorëve që janë duke punuar e po ashtu do të bëhet kontrolli i tavolinave për kupon fiskal.
Brenda kësaj pishine funksionon një biznes gastronomi i cili në banakun e saj ka disa kuponë të shtypur nga një printer jofiskal. Printeri nuk konfiskohet pasi që sipas ligjit ai konfiskohet në rast se kuponët e tij shërbehen tek klientët, mirëpo inspektorët i marrin kuponët jofiskal dhe i numërojnë për t’i krahasuar me kuponët fiskalë.
“Pse i ke me çmime këta, kuzhinës nuk i duhen çmimet, por i duhet porosia se çka po kërkohet” i thotë inspektori i ATK-së, Murat Mehmeti, menaxherit të biznesit.
Menaxherit më pas i kumtohet lajmi se inspektorët kanë vërejtur se një pjesë e madhe e tavolinave nuk janë të pajisur me kuponë fiskalë.
“Nuk po i shërbejmë se po humbin kuponët dhe mandej po kemi telashe me pagesa”- thekson menaxheri. Mirëpo, raporti që inspektorët kanë nxjerrë nga arka fiskale tregon se për periudhën 6 orësh të punës së asaj dite janë shtypur vetëm 24 kuponë fiskalë.
Pronari i biznesit tregon po ashtu se i ka edhe disa punëtorë që nuk janë të regjistruar në ATK. Inspektorët marrin letërnjoftimet e punëtoreve që gjenden duke punuar për t’i verifikuar me pas se cilët janë të regjistruar.
Gjatë rrugës për në pishinat e radhës inspektorët gjatë rrugës ndalen në një dyqan për të blerë ujë të ftohtë. Punëtori që ishte duke punuar aty thekson se nuk mundet me leshu kupon fiskal sepse biznesi nuk posedon arkë fiskale. Inspektorët fillojnë shënimin e raportit duke bërë edhe evidentimin se a është i regjistruar në ATK, punëtori i asaj pike.
Punëtori pyetet nga inspektorët qe sa vite punon në atë biznes mirëpo ai ka një përgjigje interesante. Thotë se nuk është punëtor por e ndihmon pronarin që shumë vite.
Kuponë fiskalë nuk lëshon as biznesi tjetër përballë. Inspektorët e ATK-së edhe për atë biznes fillojnë procedurën e shqiptimit të gjobës.
Pasi kanë përfunduar raportet për dy bizneset që operojnë buzë rrugës, inspektorët nisen drejtë pishinës së radhës e cila ishte cak i kontrollit. Pasi kërkohet raporti i arkës fiskale dhe aty del se vetëm 54 persona janë shërbyer me kupon fiskal. Kjo në dukje është shumë pak krahasuar me mysafirët që vërehen se janë brenda.
Këtij biznesi i kërkohet edhe një raport për ditën paraprake. Menaxheri i pishinës deklaron se ka 180 shtretër. Atij i kërkohet t’i numëroj edhe sa para kesh i ka në arkë. Parregullsitë evidentohen edhe aty.
Në rajonin e Ferizajt inspektohet edhe një pishinë tjetër. Aty gjendja është më mirë. Janë lëshuar 120 kuponë fiskalë. Po ashtu në tavolinat brenda vërehen kuponë fiskalë. Merret numri i punëtoreve që mbetet me u evidentuar më pas në ATK.
Inspektimet në pishinat e parapara për atë ditë kanë përfunduar. Radha u vije inspektimeve të tri kafiterive në Prishtinë, që sipas raporteve inteligjente të ATK-së janë ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj kohe dhe nuk lëshojnë rregullisht kuponë fiskalë.
Në kafiterinë e parë vërehen se tavolinat nuk kanë kupton fiskalë. Inspektorët fillojnë shënimin e raportit dhe evidentimit e të gjeturave brenda atij subjekti. 38 tavolina evidentohen se janë pa kuponë fiskalë nga gjithsej 44 sa janë për shërbim.
Në të njëjtën kohë inspektimet janë duke vazhduar edhe në dy lokale afër lokalit të parë, sepse inspektorët në të njëjtën kohë kanë hyrë në 3 kafiteritë në atë rrugë të kryeqytetit. Në njërën kafiteri, nga 23 tavolina vetëm 5 nga to ishin pa kuponë fiskalë, ndërsa në tjetrën kafiteri mbetet me u verifikua punëtorët sepse tavolinat ishin me kuponë fiskalë.
Ligji i ri i ATK-së i cili ka hy në fuqi këtë vit kërkon që secili punëtor të regjistrohet në ATK, një ditë para fillimit të punës. Vërtetimi i lëshuar nga ATK-ja kërkohet çdoherë kur subjekti inspektohet nga inspektorët e ATK-së.
Të tjera
-
Tri ditë para zgjedhjeve, Kamala Harris u shkruan shqiptarëve: Bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen
Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Bashkë mund ta ndërtoj...
-
Beograd: Arrestohet një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare
Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë...
-
Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se 7.3 milionë euro do të investoh...
-
Shpërthimi në Prishtinë, Policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi pak orë më parë në një lokal në rrugën ‘’Simon Shiroka’’...
-
A kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës? Rrëfen ish-aleati i Presidentit serb
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb, në Klan Kosova është pyetur...
-
Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet
Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shte...
-
“Kosova mundet më mirë”, zotimet e Bedri Hamzës për udhëheqjen e shtetit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Enver Hoxhaj: Albin Kurti duhet ta vizitoj Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës ...
-
Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flạkën lokalit në qendër të Prishtinës
Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rre...
-
Dalin pamjet e lokalit në qendër të Prishtinës ku ndodhi shpërthimi
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ...