Lajme

Kurti jep detaje për incidentin në Ujman: Është hedhur një granatë dore, akterët do t’i kapim

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 21 July 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas incitetit që ndodhi gjatë ditës së sotme ku në afërsi të Liqenit te Ujmanës në veri pati një shpërthim.

Kurti përmes një postimi në facebookbëri të ditur se është hedhur një granatë dore, meqrast u dëmtuan dy vetura.

Tutjë Kurti u shprehë që institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale te liqeni i Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur është hedhur një granatë dore me ç’rast dy vetura të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera