Lajme

Murati: BQK ka transferuar në llogarin e Qeverisë 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 21 July 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka berë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogari të Qeverisë 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor.

Murati e vlerësoi ketë si lajm te mirë, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Edhe një lajm i mirë!
Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës.
Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera