Daçiq paralajmëron se Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e vëllait të Faton Hajrizit
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 19 July 2024
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq rikonfirmoi edhe një herë se vrasësi i policit, dje në Loznicë, është likuiduar të premten nga forcat speciale serbe.
Derisa dha detajet rreth aksionit ku besohet se mbeti i vrarë Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasje e dje të policit serb në afërsi të kufirit Serbi-Bosnje, Daciq përmendi edhe të vëllain e Hajrizit, Artanin, dokumentet personale të të cilit u gjeten në vendin ku ndodhi të enjten vrasja e policit të Serbisë.
Siç raporton, “Danas“, ministri i Brendshëm i Serbisë paralajmëroi se shteti serb do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e Artan Hajrizit.
“Historia se i vëllai i vodhi dokumentet është gënjeshtër. Pse u kthye nëse ishte në Gjermani. I ka dërguar dokumentet dhe është bashkëpunëtor”, citohet të ketë thënë Daçiq.
“Ne nuk do të tregojmë mëshirë për askënd”, thotë Daçiq.
Artan Hajrizi, dje, disa orë pasi ndodhi vrasja në Serbi, për të cilën dyshohet se e kreu Fatoni, mediave kosovare u tha se i vëllai ia ishte vjedhur dokumentet që u gjetën në vendin e krimit në Loznicë të Serbisë. Të njëjtin version ai e dha edhe tek autoritetet gjermane, të enjten, në mëngjes, ku hapi rast.
Tutje, Ministri serb, të premten, e përshkroi Faton Hajrizin si një “kriminel brutal” dhe e quajti “terrorist shqiptar”, dhe sipas tij kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë. Madje, e konsidero
“Nuk do të kemi mëshirë për askënd, një polic humbi jetën në krye të detyrës, të gjithë kishin frikë se do të kishte vrarë dikë tjetër”, tha ai.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, pas raportimeve për vrasjen e shtetasit kosovar në territorin serb, ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.
Të tjera
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...