Osmani nga Britania: Procesi i anëtarësimit në KiE, temë primare e imja me liderët evropianë
Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 18 July 2024
rmes një video “live” nga Britania e Madhe ka treguar për ecurinë e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani tha se është fat i mirë që kësaj radhe, samiti po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, e cila sapo e ka zgjedhur qeverinë e re.
“Partia Laburiste, e cila ka merita të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse ishte në pushtet në kohën e këtyre të arriturave të mëdha të shtetit tonë. Siç e dini, në vitin ’99 me rolin shumë, shumë vendimtar të kryeministrit Tony Blair, në fakt e ka trashëgimi të saj edhe suksesin e Kosovës dhe ka një interesim shumë të madh që të vazhdojë me përkrahjen ndaj Kosovës sepse ne kemi qenë të bekuar me përkrahjen e të gjitha partive në këtë shtet aleat”.
“Por është shumë me rëndësi që ne t’i hapim kapitujt e ri me këtë shtet dhe kisha mundësi që të diskutoja për këtë edhe me kryeministrin e ri britanik dhe me ministrin e Jashtëm e me anëtarë të tjerë të qeverisë ku tek të gjithë shihet një përkrahje e jashtëzakonshme për Kosovën. Një gatishmëri që Kosova të vazhdojë të mbetet storje suksesi, një prej shteteve që e dëshmon fuqinë e aleancave, rëndësinë e aleancave dhe rëndësinë e të qëndruarit pro demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbi të gjitha mbrojtjes së lirisë”, tha Osmani.
Më tej, Osmani tha se Kosova edhe kësaj radhe ka dhënë kontribut gjatë diskutimeve të këtij samiti, ku sipas saj, ishte në tryezë me shumë liderë të tjerë, ku tha se është diskutuar për mbrojtjen e demokracisë dhe luftimin e dezinformatave.
“Edhe pse shteti ynë asnjëherë s’ka lejuar influencë ruse apo të forcave të tjera malinje, megjithatë përderisa Serbia përdoret si satelit i Rusisë dhe përderisa edhe vet fatkeqësisht i takon mentalitetit të shekullit të kaluar, ata do të vazhdojnë ta destabilizojnë jo vetëm shtetin tonë, por të gjithë rajonin e nëpërmjet kësaj të gjithë kontinentin”.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...