Lajme

Kurti thotë se për vrasjen e policit në Serbi nuk ka informacione

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 18 July 2024

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth vrasjes së polit serb në Loznicë të Serbisë, ku dorasi dyshohet të jetë një kosovar, Artan Hajrizi.

I pari i qeverisë ka thënë se nuk ka informacione shtesë përveç atyre që janë raportuar deri më tani.

Sipas tij, organet e sigurisë po grumbullojnë informacione për këtë rast. “Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni komunikatat e policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme. Ndërsa, ministria jonë e Drejtësisë është në komunikim me qeverinë e Maqedonisë në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës që po mbahet atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë”, shtoi Kurti.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy