Musliu thotë se në AKI u punësuan militantë të VV-së
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 17 July 2024
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e punësimit në AKI, teksa ka përmendur kërkesën e saj për anulimin e konkursit të fundit shkak i shkeljeve të evidentuara.
Në Debat Plus, Musliu ka theksuar se mbi 1,600 persona kanë konkurruar në këtë konkurs, ku vetëm 50 janë pranuar, përfshirë vetëm 8 gra.
“Sa i përket çështjes së punësimeve në AKI, përveç që e kam ftuar drejtorin në Komision, ne kemi bërë vizitë në AKI ku unë kam kërkuar në detaje që të informohemi si komision për procedurat se si ka rrjedh konkursi dhe si ka shkuar konkursi. Në atë konkurs kanë konkurruar mbi 1,600 persona, prej tyre 800 kanë hyrë në intervistë me gojë. Prej 800 personave janë pranuar 50 persona, prej tyre janë pranuar vetëm 8 gra. Unë i kam ngritur shqetësimet e mia dhe të gjeturat që kanë dalur nga komplet rrjedha e tij konkurs dhe i kam dërguar letër me shkrim drejtorit të AKI-së ku i kam kërkuar që ai konkurs të anulohet sepse kam evidentuar shkelje të faktuara. Të cilat janë, që në atë konkurs ka pasur thjesht kritere të eliminimit, në momentin kur ata janë pranuar nuk kanë pasur kë ta përjashtojnë,” ka deklaruar Musliu.
Musliu ka bërë të ditur se në këtë proces kanë qenë të përfshirë militantë të partive politike.
“Mënyra se si ka rrjedh procesi i punësimit ajo është e padiskutueshme që ka edhe militantë të partisë, unë nuk mund të flas me emra. Një nga kriteret ka qenë njohja e gjuhëve të huaja, ndërsa testin për gjuhë të huaja e kanë bërë vetëm në gjuhën angleze. Dhe në fund e kanë futur si gjuhë të huaj edhe gjuhën serbe, kjo është një nga elementet e praktikës eliminuese të kriterit,” ka shtuar Musliu.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...