Shqiptarët të dytët në Evropë me orët më të gjata të punës
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 17 July 2024
Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.
Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.
Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0). Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët
Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9.30-15.30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.
Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë. Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5) ndërtim (45.6). Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.
Për krahasim, mesatarja europiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë. Menaxherët në Europë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Europë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.
Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat
Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave.
Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.
Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori. Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2, raporton Monitor.
Të tjera
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...
-
Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla
Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së i...
-
Vuçiq tallet me serbët: Po ta shpallnim Kosovën territor të okupuar – do t’i legalizonim forcat e tyre të armatosura
Ndonëse tabloidet që kontrollon kishin paralajmëruar edhe shpalljen e Kosovës...
-
Vuçiq: Do të nxjerrim ligj me të cilin Kosovën do ta shpallim zonë të veçantë të mbrojtjes sociale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston a...
-
“Kryetari ishte nën ndikimin e alkoolit, ai më shumë rri i dehur”, asamblisti i LDK-së me akuza të rënda për Bulliqin
Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së në Podujevë ka vazhduar akuzat ndaj kryeta...
-
Vuçiq i shpallë masat e “famshme”, kërkon formimin e Asociacionit si kusht që të vazhdojnë bisedimet
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën për media ka përmendur...
-
Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se presidenti serb, A...
-
Miftaraj: S’ka nevojë për panik – shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me ShBA-në
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presiden...
-
Konferenca e Vuçiq, për “masat” ndaj Kosovës thotë se do të jenë “të vështira” dhe se “kërkojnë punë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke folur në një konferencë pë...