Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X
Autori: Gazeta inFokus
07:34 | 17 July 2024
Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit
Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë Tesla në vitin 2021.
Njeriu më i pasur në botë, zoti Musk e ndryshoi rezidencën e tij në vitin 2021 nga Kalifornia për në Teksas, shtet i cili nuk ka tatim shtetëror mbi të ardhurat për banorët e tij.
Një ligj i ri në Kaliforni, i cili i ndalon drejtoritë arsimore që të kërkojnë nga mësuesit t’i njoftojnë prindërit kur një nxënës ndryshon identitetin gjinor ose orientimin seksual, ndihmoi në nxitjen e njoftimit të së martës, tha zoti Musk.
“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, që vë në shënjestër familjet dhe bizneset”, tha zoti Musk duke shpjeguar vendimin e tij në rrjetin X. Ai ka një vajzë transgjinore.
Gjatë viteve të fundit, shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla është shprehur hapur për politikën në vend dhe ka kritikuar shpesh administratën e Presidentit Biden dhe qëndrimet e demokratëve për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat transgjinore dhe imigracionin.
Historikisht, votuesit në Kaliforni i kanë mbështetur kandidatët demokratë, ndërsa Teksasi konsiderohet një bastion i fuqishëm republikan.
Zoti Musk tha se zyra kryesore e firmës SpaceX do të zhvendoset në një objekt ekzistues në Boca Chica, Teksas, ndërsa X do të zhvendoset në Austin. Është e paqartë se në çfarë shkalle do të transferohen nga Kalifornia në Teksas vendet e punës dhe objektet e kompanive të tij.
Kompania SpaceX ka një seli madhështore pranë qytetit Los Anxhelos në Kaliforni, një qendër të rëndësishme ku mijëra punonjës ndërtojnë raketën e fuqishme Falcon 9, kapsulat Dragon për astronautët dhe disa satelitë.
Në vitin 2021, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të firmës Tesla nga Kalifornia në Teksas, por vitin e kaluar tha se Kalifornia do të mbetet qendra për inxhinierinë. Më herët këtë vit, ai zhvendosi nga shteti Delauer dokumentat ligjore të themelimit të korporatës SpaceX, pas një vendimi të një gjykatëseje që anuloi planin e kompensimit të zotit Musk prej 56 miliardë dollarësh nga firma Tesla, siç ishte rënë dakord në vitin 2018 përmes një vote nga aksionarët./VOA

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































