Argjentina fiton për herë të 16-të në histori Kupën e Amerikës
Autori: Gazeta inFokus
08:41 | 15 July 2024
Argjentina triumfon në Copa America.
Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në Copa América, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.
Me fillimin e ndeshjes të shtyrë për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me biletat jashtë stadiumit Hard Rock, të dyja skuadrat nuk humbën kohë për të pohuar autoritetin e tyre në fushë.
Fillimisht Julián Álvarez bëri një përpjekje për La Selección kur u vendos mirë në zonë, përpara se në skajin tjetër të fushës, Jhon Córdoba të gjuajti një goditje të rrezikshme mbi trahun e portës.Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të dominonte topin dhe të dukej më kërcënuese, megjithatë rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.
Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.
Goli vendimtar për Argjentinën erdhi në minutën e 112′, kur Lautaro Martinez, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Copa America 2024, shfrytëzoi një pasim të Lo Celsos për të dërguar topin në rrjetë dhe gjetur golin, teksa festën e ndau me Lionel Messin në pankinë.
Kolumbia provoi të reagojë, por pa rezultat, teksa në sekondat e fundit pretendoi edhe një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri dhe VAR-i.
Kolumbianët pësuan kështu humbjen e parë në dy vite, pas plot 28 ndeshjeve radhazi, por për fatin e keq u mposhtën në atë më të rëndësishmen.
Nga ana tjetër Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Copa American për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































