I arratisuri Hajrizi, mesazh Sveçlës: S’jeni ju që e kapni askënd hiç – ata që më kishin kapë janë në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 12 July 2024
I arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, është lajmëruar sërish me një video në rrjetin social TikTok, ku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se kapja e Hajrizit është çështje orësh apo ditës.
Hajrizi i reagoi Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.
“Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Hajrizi i tha Sveçlës se “sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç”, teksa u mor edhe me mbiemrin e tij duke i thënë “çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”.
“Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
































