Lajme

Policia realizon 237 urdhëresa të gjykatës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 08 July 2024

Në kuadër të fuqizimit të sigurisë në vendin tonë, zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës gjatë javës që lamë në aksione të ndara kanë realizuar 237 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

Policia e Kosovës ka njoftuar që personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar.

“Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera