Argjentina fiton në penallti dramën ndaj Ekuadorit, kalon në gjysmëfinale të Copa America
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 05 July 2024
Futbollistët e Argjentinës janë gjysmëfinalistët e parë të Copa America pasi mposhtën përfaqësuesen e Ekuadorit në një performancë më të mirë në penallti. Loja e rregullt përfundoi me barazim 1-1.
Shorti është hapur plotësisht për Argjentinën në Copa America, dhe ata janë vendosur në gjysmën e sipërme ku nuk kanë Brazilin, Uruguain dhe Kolumbinë. Megjithatë, ata pothuajse përfunduan garën në pengesën e parë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga mbrojtësi Lisandro Martinez, i cili në minutën e 35-të kaloi në epërsi argjentinasit dhe me atë rezultat shkuan në pushim.Në vazhdim ekuadorianët u intensifikuan, Enner Valencia humbi penalltinë, por në minutën e 92-të ishte Kevin Rodriguez që shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe vazhduar këtë dramë.
Ndeshja u vendos me penallti, të cilën e fituan argjentinasit me rezultat 4-2.
Megjithatë, nuk mund të kishte nisur më keq për argjentinasit. Lionel Messi ishte i pari që vendosi topin në pikën e bardhë dhe më pas tentoi të kryente një “panenka” e cila u ndal nga traversa dhe shkoi mbi portë.
Por, i njëjti hero si gjithmonë iu shfaq edhe kësaj radhe. Portieri Emiliano Martinez tregoi sërish se është specialist në pritjen e penalltive dhe priti dy goditjet e ekuadorianëve dhe e çoi Argjentinën në gjysmëfinale, ku do të luajë kundër skuadrës më të mirë të duelit Venezuelë-Kanada.
Është interesant fakti se është hera e katërt që Martinez bëhet hero i penalltive për kombëtaren e Argjentinës.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































